Fotografitë e javës
Radio Evropa e Lirë bëri një përzgjedhje fotografish që shënuan javën e 19-të të vitit 2024 në rajonet ku ajo transmeton program. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Lulëzimi i lulekuqeve në një livadh pranë Bishkekut, Kirgistan.

10
Një grua duke përdorur telefonin e saj ndërsa kalon pranë një muraleje që përshkruan anëtarët e lëvizjes rinore patriotike të Rusisë, Yunarmia, (Ushtria e Re) në Moskë.

11
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken (djathtas) interpreton këngën "Rockin' In The Free World" të Neil Young në një bar në Kiev, derisa ishte për një vizitë të paparalajmëruar në kryeqytetin ukrainas.

12
Një djalë i ri lëshon balonën e tij ndërsa gratë e veshura me kostume tradicionale rumune ecin gjatë një ngjarjeje për festimin e veshjeve kombëtare rurale të vendit në Bukuresht.