Fotografitë e javës
Radio Evropa e Lirë bëri një përzgjedhje fotografish që shënuan javën e 19-të të vitit 2024 në rajonet ku ajo transmeton program. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Një vajzë e re, e cila humbi katër anëtarë të familjes së saj në një përmbytje në veri të Afganistanit, qëndron te varri i vëllait të saj pranë fshatit Sherjalal.

14
Protestuesit në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, u mblodhën kundër ligjit të diskutueshëm për "agjentët e huaj", i cili u miratua nga Parlamenti këtë javë.

15
Një oficer policie ukrainas ndihmon Viktorin, një 84-vjeçar me aftësi të kufizuara, gjatë evakuimeve nga qyteti Vovçansk në rajonin e Harkivit.

16
Policia në kryeqytetin e Armenisë arreston një demonstrues, i cili u përpoq të bllokonte një rrugë në një protestë kundër një marrëveshjeje të diskutueshme kufitare midis Jerevanit dhe Azerbajxhanit fqinj.