Fotografitë e javës
Radio Evropa e Lirë bëri një përzgjedhje fotografish që shënuan javën e 19-të të vitit 2024 në rajonet ku ajo transmeton program. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një fermer pakistanez bart tufa me grurë gjatë sezonit të korrjes në një fshat në periferi të Peshavarit.

6
Një grua duke u fotografuar përpara një porte të lashtë, ndërsa vizitonte rrënojat e Persepolisit të lashtë, i cili shërbeu si kryeqytet i Perandorisë Persiane Achaemenid (550-330 para erës së re) në Iranin jugor.

7
Ushtarët spanjollë, gjermanë dhe holandezë shihen pranë helikopterëve ushtarakë në poligonin e qitjes Bogata në Rumani, si pjesë e stërvitjes ushtarake Swift Response 24.

8
Një rosë duke notuar në një pellg në një ditë të ngrohtë pranvere në Shën Petersburg, Rusi.