Festimet për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, takimi në Riad në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë e protestat e ultranacionalistëve në Bullgari kundër adoptimit të valutës euro, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

1
Një shitës afgan mban enë plastike në një mjet motorik me tri rrota në provincën Maidan Vardak.

2
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës duke parakaluar gjatë ceremonisë për shënimin e 17-vjetorit të aktit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, Prishtinë.

3
Inteligjenca Artificiale është tematika e pamjes së Obeliskut të Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, në 17-vjetorin e shpalljes shtet, Prishtinë, shkurt 2025.

4
Danil Vassilyev i Kazakistanit merr pjesë në një stërvitje para fillimit të rundit kualifikues në nivel botëror për konkurrencën FIS të Kërcimit me Ski për meshkuj në Sapporo, Japoni.