Festimet për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, takimi në Riad në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë e protestat e ultranacionalistëve në Bullgari kundër adoptimit të valutës euro, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

5
Një burrë duke tërhequr një fëmijë në sajë gjatë reshjeve të borës në kryeqytetin rumun, Bukuresht.

6
Një pamje me dron tregon demonstruesit duke mbajtur 15 minuta heshtje në Novi Sad, për njerëzit që vdiqën në fund të vitit të kaluar kur një strehë në stacionin hekurudhor të qytetit serb u shemb.

7
Gjurmuesit shihen në qiell gjatë natës mbi Kiev, ndërsa ushtarakët ukrainas qëllojnë një dron gjatë një sulmi ajror rus në kryeqytetin ukrainas.

8
Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio (i dyti majtas), ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov (djathtas) dhe zyrtarë të tjerë amerikanë dhe rusë marrin pjesë në një takim për luftën në Ukrainë me një delegacion saudit në Riad më 18 shkurt.