Vdekja dhe ceremonia e varrimit të romancierit dhe dramaturgut shqiptar, Ismail Kadare, në Tiranë, festivali i artit të rrugës “Meeting of Styles” në Prishtinë dhe kampionati evropian i futbollit Euro 2024, janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të veçanta.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

1
Njerëzit bëjnë homazhe ndërsa pjesëtarët e Gardës së Nderit bartin arkivolin e romancierit dhe dramaturgut shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, gjatë ceremonisë shtetërore të lamtumirës në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë më 3 korrik.

2
Metal De Facto ishin ndër pjesëmarrësit e festivalit “Prizren Rock and Blues” i cili bashkoi të gjitha gjeneratat në qytetin e dytë më të populluar në jug të Kosovës, Prizren.

3
Mural nga edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar “Meeting of Styles” në Prishtinë. Me artin e tyre, rreth 130 artistë të grafitit përçuan mesazhe nën tematikën “Educate to Elevate”, ndërsa u dhanë ngjyra rreth 2.800 metrave katrorë mure të kryeqytetit të Kosovës. Festivali i artit të rrugëve sivjet u mbajt nga data 28 deri më 30 qershor në hapësirat pranë Stacionit të Trenave.

4
Pëllumbat qëndrojnë në një basoreliev që përshkruan një skenë nga jeta sovjetike e mesit të shekullit XX, pranë një stacioni metroje në Moskë.