Vdekja dhe ceremonia e varrimit të romancierit dhe dramaturgut shqiptar, Ismail Kadare, në Tiranë, festivali i artit të rrugës “Meeting of Styles” në Prishtinë dhe kampionati evropian i futbollit Euro 2024, janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të veçanta.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

5
Një grua fotografohet bashkë me veteranët e Kirgizisë pranë një monumenti për ushtarët sovjetikë të vrarë në aksion në Afganistan gjatë pushtimit sovjetik të viteve 1979-1989, duke shënuar Ditën vjetore të Veteranëve të Luftimit në Parkun Memorial të Luftës Poklonnaya Hill në Moskë.

6
Një burrë duke peshkuar gjatë lindjes së diellit nga në skelë në Burgas në bregun e Detit të Zi të Bullgarisë.

7
Një punëtor komunal mban kukuvajkat e shpëtuara nga një pemë e rënë pas një stuhie të fuqishme në Podgoricë më 2 korrik.

8
Një djalë i vogël duke u freskuar në një shatërvan në Moskë.