Një festë fetare e kroatëve të Letnicës së Kosovës, që gjallëron fshatin çdo verë, skena nga inkursioni ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë dhe zjarret në disa vende të rajonit, janë vetëm disa nga ngjarjet e javës që lamë pas në vendet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

1
Një kompani franceze e mjeteve piroteknike jep një shfaqje në skenë gjatë një koncerti si pjesë e Festivalit të 30-të vjetor Sziget të Hungarisë, në Budapest.

2
Një tank ukrainas duke kaluar pranë një automjeti që po digjet afër kufirit ruso-ukrainas në rajonin Sumi të Ukrainës.

3
Banorët shikojnë përhapjen e një zjarri pranë fshatit Vrben në Maqedoninë e Veriut.

4
Tymi mbi malet e Prevallës, një zonë turistike në Kosovë, e cila për më shumë se dhjetë ditë u përball me disa vatra zjarri. Lokalizimi i tyre u bë i mundur vetëm me intervenim nga ajri.