Një festë fetare e kroatëve të Letnicës së Kosovës, që gjallëron fshatin çdo verë, skena nga inkursioni ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë dhe zjarret në disa vende të rajonit, janë vetëm disa nga ngjarjet e javës që lamë pas në vendet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

5
Shtatorja e Zonjës së Madhe që besohet të jetë qindra vjet e vjetër, në kulmin e festës shëtitet përreth Letnicës, në Letnicë, një vendbanim në Kosovë i banuar kryesisht nga komuniteti kroat, nën shoqërimin e lutjeve e vargjeve të kënduara në shqip e kroatisht.

6
Një shofer në Peshavar ka zbukuruar automjetin e tij me ngjyrat e flamurit kombëtar të Pakistanit për të festuar Ditën e Pavarësisë së vendit, më 14 gusht.

7
Një grua e moshuar duke ecur përgjatë rrugës pranë kufirit ruso-ukrainas në rajonin Sumi të Ukrainës.

8
Një ushtar i plagosur ukrainas kërkon fotografi të shokëve të tij në Murin e Kujtimit të të rënëve në mbrojtje të të Ukrainës në Kiev.