Lojërat Olimpike Parisi 2024, zjarret që kapluan Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe kampi veror për fëmijët e komuniteteve rom, ashkalinj e egjiptas në Prishtinë, janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

13
Një djalë afgan ulet në karrocën e tij me akullore ndërsa pret klientët përgjatë një rruge në Herat.

14
Kyrylo Boliukh dhe Oleksiy Sereda nga Ukraina duke garuar në finale në zhytje të sinkronizuar 10 metra në Qendrën Ujore në Saint-Denis, Francë, si pjesë e Lojërave Olimpike Verore 2024.

15
Mbështetësit e bllokut politik Fitorja marrin pjesë në një protestë para Parlamentit në Kishinau. Mbështetësit protestuan kundër Qeverisë së Partisë së Veprimit dhe Solidaritetit, duke akuzuar autoritetet moldave për presion politik ndaj opozitës dhe shkelje të Kushtetutës së Moldavisë.

16
Banorja vendase Tetyana, 72 vjeç, ushqen një mace para një ndërtese banimi që po digjet pas granatimeve në qytetin Toretsk, në rajonin e Donjeckut të Ukrainës. Ajo çdo ditë, duke rrezikuar jetën, shpërndan ushqim për kafshët e mbetura në qytet pa pronarë.