Lojërat Olimpike Parisi 2024, zjarret që kapluan Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe kampi veror për fëmijët e komuniteteve rom, ashkalinj e egjiptas në Prishtinë, janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

17
Pasagjerët dhe ekipet e emergjencës mblidhen pranë vagonave të një treni që doli nga shinat pas një përplasjeje me një kamion në rajonin e Volgogradit të Rusisë.

18
Një ushtar i Brigadës së 15-të të Gardës Kombëtare të Ukrainës bart një dron zbulues Leleka në një fushë me grurë pranë vijës së frontit në rajonin e Zaporizhjas në Ukrainë.

19
Njerëzit mblidhen për lutje gjatë një funerali për viktimat që vdiqën nga përmbytjet në Darra Adam Khel, Provinca Khyber Pakhtunkva, Pakistan.

20
Reagimi i një ushtari ukrainas në memorialin e improvizuar për shokët e rënë në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.