Lojërat Olimpike Parisi 2024, zjarret që kapluan Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe kampi veror për fëmijët e komuniteteve rom, ashkalinj e egjiptas në Prishtinë, janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

9
Një helikopter zjarrfikës fluturon mbi një varrezë pranë një zone të prekur nga zjarret në Maqedoninë e Veriut.

10
Një pamje nën ujë tregon garuesin Kristof Milak të Hungarisë duke konkurruar në garën e notit 200 metra flutur gjatë Olimpiadës Parisi 2024 në Paris La Defense Arena në Nanterre, në Paris.

11
Ura e Vjetër e Mostarit është ndriçuar me flakë gjatë edicionit të 458-të të garës tradicionale të zhytjes në Mostar, Bosnje e Hercegovinë.

12
Marica Perishiq e Serbisë reagon pas humbjes nga Haruka Funakubo e Japonisë në meçin e kategorisë nën 57 kilogramë të Lojërave Olimpike Verore në Champ-de-Mars Arena në Paris më 29 korrik.