Përvjetori i tretë i pushtimit rus në Ukrainë, takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, dënimi i Dodikut nga një Gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpër fotografi

17
Në rajonin e Donjeckut të okupuar nga Rusia në Ukrainë, figurat që përshkruajnë presidentin francez, Emmanuel Macron, ish-kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, digjen gjatë festës pagane Maslenitsa që shënon fundin e dimrit.

18
Protestuesit ndezin zjarre në qytetin Svrljig mes demonstratave të vazhdueshme në të gjithë Serbinë, pas shembjes vdekjeprurëse të një strehe stacioni hekurudhor në Novi Sad, në fund të vitit të kaluar.

19
Një djalë ulet mbi një tank të dëmtuar rus të ekspozuar në qendër të Kievit më 2 mars.

20
Njerëzit qëndrojnë në gjunjë gjatë funeralit në Katedralen e Shën Michael në Kiev më 2 mars, ndërsa ushtarët mbajnë portretin e ushtarit vullnetar Volodymyr Rakov, 30 vjeç, një balerin dhe koreograf i njohur, i cili u vra gjatë luftimeve me forcat ruse.