Përvjetori i tretë i pushtimit rus në Ukrainë, takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, dënimi i Dodikut nga një Gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpër fotografi

21
Një fëmijë mbështetet te një grua përpara se të performojë në shfaqje në Muzeun e Fshatit në Bukuresht, Rumani, të dielën, 2 mars 2025, duke shënuar fillimin e Kreshmës së Madhe, 40 ditë para Pashkëve Ortodokse

22
Një spektator i veshur me kostum dhie gjatë festimeve Maslenitsa në parkun Nikola-Lenivets në rajonin Kaluga të Rusisë më 1 mars.