Përvjetori i tretë i pushtimit rus në Ukrainë, takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, dënimi i Dodikut nga një Gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpër fotografi

13
Ushtarët polakë të vendosur për të ruajtur kufirin e vendit të tyre me Bjellorusinë përshëndesin ministrin e mbrojtjes të Polonisë, Wladysław Kasiniak-Kamys, i cili i vizitoi ata më 26 shkurt.

14
Një grua ukrainase duke qarë pranë memorialit për ushtarët e rënë të vendit të saj në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, më 24 shkurt.

15
Banorët vendas marrin pjesë në një ceremoni përkujtimore nën një urë të shkatërruar në Irpin, në veriperëndim të Kievit, në përvjetorin e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.

16
Ushtarët ukrainas dhe të tjerë duke bërë homazhe pranë memorialit të një varreze masive më 24 shkurt në Buça, duke përkujtuar ata që vdiqën në masakrën ruse në qytetin veriperëndimor të Kievit tre vjet më parë.