Përvjetori i tretë i pushtimit rus në Ukrainë, takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, dënimi i Dodikut nga një Gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpër fotografi

9
Milorad Dodik, kreu i entitetit të udhëhequr nga serbët e Bosnjë dhe Hercegovinës, Republika Sërpska, u drejtohet mbështetësve të tij në Banja Llukë pasi një gjykatë në Sarajevë e dënoi atë me një vit burgim për kundërshtimin e urdhrave të përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt.

10
Zjarrfikësit ukrainas duke shuar zjarrin në një vend të sulmuar nga dronët rus në rajonin e Kievit.

11
Një grua duke ecur pranë murit të Manastirit të Shën Iveronit në rajonin e Donjeckut të okupuar nga Rusia në Ukrainë. Muri shihet i dëmtuar rëndë nga zjarri i artilerisë dhe armëve.

12
Vajzat nomade afgane Kochi shtyjnë karrocat me rrota teksa bartin enë me ujë, përgjatë një rruge në lagjen Daman të provincës Kandahar.