Përvjetori i tretë i pushtimit rus në Ukrainë, takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, dënimi i Dodikut nga një Gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpër fotografi

5
Zjarrfikësit ukrainas përpiqen ta shuajnë një zjarr të madh në një objekt industrial pas një sulmi rus me dron në rajonin e Kievit.

6
Turma mban mban arkivolin e Hamid ul Haq Haqqani, një politikani dhe kleriku pakistanez i cili u vra në një sulm vetëvrasës vdekjeprurës me bombë në provincën Khyber Pakhtunkhva, më 28 shkurt.

7
Një çift duke vrapuar përgjatë rrugës përballë Universitetit Shtetëror të Moskës në kryeqytetin rus.

8
Influencuesi kontrovers, Andrew Tate, duke folur për mediat pasi mbërriti në Florida nga Rumania, meqë prokurorët atje hoqën ndalesën e udhëtimit në lidhje me akuzat penale kundër tij dhe të vëllait, Tristan.