Java nëpërmjet fotografive
Lufta në Ukrainë, mbeturinat e grumbulluara në lumin Drina në Bosnje e Hercegovinë, një dasmë masive tradicionale e komunitetit hindu në Pakistan janë disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Një grua afgane pret të marrë ndihmë në para të gatshme që shpërndahen si ndihmë nga Programi Botëror i Ushqimit në Pul-e Alam, kryeqyteti provincial i provincës Logar.

14
Në këtë pamje nga lart shihen tonelata mbeturinash, si shishe plastike, goma të përdorura dhe mbetje të ndryshme joorganike, që notojnë në lumin Drina në Vishegrad, Bosnjë e Hercegovinë.

15
Shpëtimtarët me një qen punojnë në vendin e një sulmi rus me raketa në qytetin Pokrovsk në rajonin lindor të Donjeckut të Ukrainës.

16
Motoçiklistët kalojnë pranë pankartave të fushatës zgjedhore para zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme në Ravalpindi, Pakistan. Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se fletëvotimit në zgjedhjet e 8 shkurtit do t'i mungojë besueshmëria pasi lideri popullor i opozitës, Imran Khan, është burgosur dhe i është ndaluar të garojë.