Java nëpërmjet fotografive
Lufta në Ukrainë, mbeturinat e grumbulluara në lumin Drina në Bosnje e Hercegovinë, një dasmë masive tradicionale e komunitetit hindu në Pakistan janë disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

17
Fëmijët përshëndesin prindërit e tyre ndërsa nisen me autobus për në kampet rekreative në rajonin fqinj, Voronezh, si rezultat i bombardimeve të raportuara kohët e fundit nga forcat ukrainase në Belgorod, Rusi.

18
Avokatët që janë mbështetës të partisë së ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan, mbajnë simbolin elektoral në një shkop kriketi pas një seance dëgjimore jashtë Gjykatës së Lartë të Peshavarit në Pakistan.

19
Punëtorët duke ndërtuar fortifikime të reja për ushtarët ukrainas pranë kufirit rus në rajonin ernihiv të Ukrainës.