Java nëpërmjet fotografive
Lufta në Ukrainë, mbeturinat e grumbulluara në lumin Drina në Bosnje e Hercegovinë, një dasmë masive tradicionale e komunitetit hindu në Pakistan janë disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Kuajt ushqehen në një ishull të përmbytur në lumin Danub. Kuajt dhe bagëtitë janë bllokuar prej ditësh për shkak të ujit të lartë në ishullin Krcedinska Ada, rreth 40 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit serb, Beogradit.

10
Një nuse pakistaneze hindu merr pjesë në një ceremoni martesore masive në Karaçi. Këshilli Hindu i Pakistanit organizoi ceremoninë masive të dasmës për 122 çifte hindu që u përkisnin klasave më të varfra.

11
Reagimi i familjarëve të një viktime nga shpërthimi që shënjestroi një automjet policie pranë kufirit afgan. Të paktën shtatë oficerë policie u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm shpërthyes që kishte për cak automjetin e tyre derisa ishin duke shoqëruar ekipet e vaksinimit kundër poliomielitit në veriperëndim të Pakistanit, tha policia.

12
Një shofer fshin borën nga çatia e kamionit të tij që ka ngecur në një radhë të gjatë për të kaluar kufirin polako-ukrainas në vendkalimin Hrebenne-Rava Ruska në Potoki, Poloni.