Java nëpërmjet fotografive
Lufta në Ukrainë, mbeturinat e grumbulluara në lumin Drina në Bosnje e Hercegovinë, një dasmë masive tradicionale e komunitetit hindu në Pakistan janë disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një grua bën fotografi brenda banesës së gjyshërve të saj, e cila u dëmtua nga granatimet së fundi në qytetin e Donjeckut, në Ukrainën e kontrolluar nga Rusia.

6
Një vajzë ndjek mësimin në një shkollë që u dëmtua gjatë konfliktit para marrjes së vendit nga talibanët në vitin 2021 në Kandahar, Afganistan.

7
Akrobatja ruse, Evgenia Zavadskaya, duke performuar në litar në natën e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar vjetor të Cirkut të Budapestit, Hungari.

8
Një pjesëtar afgan i sigurisë përdor telefonin e tij në vendin e një shpërthimi vdekjeprurës në lagjen Dasht-e-Barçi të Kabulit.