Një mozaik me portretet e dy kandidatëve që garuan për president të SHBA-së në zgjedhjet e 5 nëntorit, protesta masive në Beograd pas tragjedisë në stacionin e trenit dhe ndotja e ajrit në Pakistan, janë tri ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton REL dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

13
Ekipet e shpëtimit duke punuar te një ndërtesë banimi që u godit nga sulmet ruse në Harkiv, Ukrainë.

14
Një burrë iranian duke lexuar gazetën e përditshme, Hamshahri, që përshkruan një imazh të Trumpit të veshur me rroba të burgosurish, jashtë një kioske në Teheran.

15
Kalorësit pakistanezë gjatë një gare kuajsh në Peshavar, Pakistan.

16
Ushtarët e Brigadës së 13-të të Gardës Kombëtare të Ukrainës duke përgatitur një pako ushqimore në një dron Vampire, që do ta dërgojë në pozicionet ukrainase në vijën e frontit pranë Harkivit, Ukrainë.