Një mozaik me portretet e dy kandidatëve që garuan për president të SHBA-së në zgjedhjet e 5 nëntorit, protesta masive në Beograd pas tragjedisë në stacionin e trenit dhe ndotja e ajrit në Pakistan, janë tri ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton REL dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

17
Silueta e një personi përballë semaforëve ndërsa të tjerët qëndrojnë ulur rreth një zjarri mes smogut të mëngjesit në Lahore, Pakistan.

18
Kjo pamje tregon vendin e mëparshëm të statujave budiste, të cilat u shkatërruan nga talibanët në vitin 2001, në Bamiyan, Afganistan.

19
Dy gra dolën para Panteonit në Paris me pankarta në mbështetje të studentes iraniane e cila u zhvesh vetëm në të brendshme në një universitet të Teheranit për të protestuar ndaj kodit të rreptë të veshjes islame në Iran.