Një mozaik me portretet e dy kandidatëve që garuan për president të SHBA-së në zgjedhjet e 5 nëntorit, protesta masive në Beograd pas tragjedisë në stacionin e trenit dhe ndotja e ajrit në Pakistan, janë tri ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton REL dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

5
Faheem duke peshkuar ndërsa në sfond shihet ura mbi lumin Ravi, mes mjegullës në Lahore, Pakistan.

6
Një klerik fetar ushtarak kryen një shërbim ortodoks për rekrutët e rinj të Brigadës së 24-të të Veçantë të Mekanizuar të forcave të armatosura ukrainase para misionit të tyre të parë luftarak, Çasiv Jar, rajoni i Donjeckut.

7
Familjet afgane marrin ndihma ushqimore si pjesë e një programi për të mbështetur 500 familje të prekura nga fatkeqësitë natyrore, në Kabul. Kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive, Maulvi Nooruddin Turabi, ka bërë thirrje urgjente për ndihmë humanitare, duke thënë se 50 për qind e familjeve afgane janë në nevojë.

8
Një zog i llojit Sitta europaea duke fluturuar ngat një barishteje në Csobanka, Hungari.