Fotografitë e javës
Radio Evropa e Lirë bëri një përzgjedhje fotografish që shënuan javën e 19-të të vitit 2024 në rajonet ku ajo transmeton program. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

2
Një pjesëmarrës i lojës "Lelo Burti"(Topi ne fushe) i mbuluar me baltë në rajonin Guria të Gjeorgjisë gjatë festimeve të Pashkëve Ortodokse. Loja brutale popullore nuk ka kufi në numrin e pjesëmarrësve dhe kohën e ndeshjes.

3
Ekipet ukrainase të shpëtimit duke punuar për të shuar zjarrin në vendin e një sulmi rus me raketa gjatë natës mbi shtëpitë private në Harkiv, më 10 maj.

4
Personeli i sigurisë i partisë politike islamike Jamiat Ulema-e-Islam JUI bisedon gjatë një proteste kundër mashtrimit të supozuar në zgjedhjet e përgjithshme, në Peshavar, Pakistan.