Fotografitë e javës
Radio Evropa e Lirë bëri një përzgjedhje fotografish që shënuan javën e 19-të të vitit 2024 në rajonet ku ajo transmeton program. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një protestues tibetian përdor një megafon ndërsa oficerët e policisë ndajnë protestuesit tibetianë dhe mbështetësit kinezë gjatë vizitës tre-ditore të presidentit kinez Xi Jinping në Budapest më 9 maj.

6
Ekipet ukrainase të shpëtimit punojnë për të shuar zjarrin në një shtëpi që po digjej si pasojë e sulmeve ruse me raketa në Harkiv, Ukrainë.

7
Një veteran vendos lule në Flakën e Përjetshme në Kompleksin Memorial të Përjetësisë gjatë një ceremonie përkujtimore për të shënuar Ditën e 79-të të Fitores në Kishinau, Moldavi. Ish-Republikat Sovjetike festojnë fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore më 9 maj.

8
Aktivistët ukrainas duke protestuar derisa ambasadori rus në Poloni, Sergei Andreev, vendosi një kurorë në mauzoleumin e luftës së ushtarëve sovjetikë në Varshavë më 9 maj.