Java nëpërmjet fotografive
Moti tejet i nxehtë që kaploi Evropën, solstici veror, lufta në Ukrainë e shënimi i Ditës Botërore të Refugjatëve. Këto janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta nga rajonet ku ajo raporton. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Në Skenderaj u zbulua shtatorja e Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës në Kosovë, në praninë e nënës së tij, Shukries.

2
Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, janë vërshuar në pasditen e së dielës, si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm.

3
Në këtë foto të bërë nga një dron, shihen kombajnat duke korrur grurë në një fushë në periferi të Debrecenit në verilindje të Hungarisë.

4
Një burrë freskon këmbë e duar me ujin e një shatërvani në Prishtinë ku të premten temperaturat shënuan 34 gradë.