Java nëpërmjet fotografive
Moti tejet i nxehtë që kaploi Evropën, solstici veror, lufta në Ukrainë e shënimi i Ditës Botërore të Refugjatëve. Këto janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta nga rajonet ku ajo raporton. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Oficerët e policisë ekzaminojnë automjetet e djegura nga një turmë myslimane në një sulm në Madyan në provincën Khyber Pakhtunkhva të Pakistanit. Turma depërtoi në një stacion policie, rrëmbeu një burrë që po mbahej atje dhe më pas e linçoi atë mbi akuzat se ai kishte përdhosur librin e shenjtë të Islamit, Kuranin.

6
Ceremonia e lamtumirës për pilotin luftarak të Brigadës së 40-të të Aviacionit Taktik, Valentyn Korenchuk, në Kiev më 18 qershor.

7
Autokolona e Vladimir Putinit lëviz përgjatë një rruge në Phenian gjatë vizitës së presidentit rus në Korenë e Veriut, më 19 qershor.

8
Vendasit pastrojnë mbeturinat pas një sulmi me bombë në një ndërtesë private në fshatin Vilkhivka pranë Harkivit, në Ukrainë.