"Duken të tendosur": Fotografi përshkruan gjendjen në bazën ruse në Siri
Fotografi Umit Bektas e përshkroi për Radion Evropa e Lirë si të tendosur atmosferën rreth një baze ajrore ruse pranë Latakisë, ndërsa konvojet mbërrijnë dhe avionët transportues mbeten nën vëzhgimin e helikopterëve dhe avionëve ushtarakë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Një helikopter sulmues rus duke patrulluar mbi bazën ajrore Hmeimim.
Bektas thotë se është e paqartë nëse fluksi i trupave ruse në bazën Hmeimim nga pozicionet e tjera nëpër Siri do të mbetet atje, apo nëse ata janë në pritje të një transporti ajror jashtë Sirisë.

![Një avion transportues rus i afrohet objektit në Hmeimim. Për fotografin Umi Bektas, realiteti i ri më befasues rreth bazës ruse është fakti se ai mund të punojë [fotografojë] atje si kurrë më parë. “Në të kaluarën, ishte e pamundur të shkoje në Latakia dhe të shkrepje foto të tilla, do të ishe ndaluar në minutën e parë”, thotë ai. ](https://gdb.rferl.org/de985f26-cbda-4fbb-bf99-dfeb55693529_w1024_q10_s.jpg)
10
Një avion transportues rus i afrohet objektit në Hmeimim.
Për fotografin Umi Bektas, realiteti i ri më befasues rreth bazës ruse është fakti se ai mund të punojë [fotografojë] atje si kurrë më parë. “Në të kaluarën, ishte e pamundur të shkoje në Latakia dhe të shkrepje foto të tilla, do të ishe ndaluar në minutën e parë”, thotë ai.

11
Një automjet rus i blinduar afër bazës Hmeimim.
“Është interesant të jesh atje pa pasur asnjë kontroll, asnjë presion”, thotë Bektas. Fotografi punoi duke folur fillimisht me luftëtarët rebelë përreth bazës për t'i paralajmëruar për praninë e tij, më pas ai thotë: "Ju gjeni një ndërtesë relativisht të lartë, qëndroni atje për katër orë dhe bëni fotografi. Diçka që ishte e pamundur tani po ndodh".

12
Një helikopter sulmues rus duke fluturuar mbi bazën ajrore Hmeimim.
Më 16 dhjetor, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, la të kuptohet se liderët e rinj të Sirisë në Damask mund të jenë nën presion për t'i mbyllur bazat ruse në Siri, si një kërkesë për njohjen nga Bashkimi Evropian të qeverisë së re të vendit të Lindjes së Mesme. "Shumë ministra e thanë këtë - duhet të jetë kusht për udhëheqjen e re, në mënyrë që ajo ta heqë qafe ndikimin rus atje", u tha ajo gazetarëve.