Ndotja e ajrit në Kosovë dhe vende të tjera në botë, protesta proevropiane në Gjeorgji e Rumani, dhe një statujë e Skënderbeut e vendosur në Tuz të Malit të Zi, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

5
Njerëzit me duart e lyera me ngjyrë të kuqe, që simbolizon gjakun, lënë gjurmë në trotuare gjatë një proteste për shembjen e një strehe betoni në stacionin hekurudhor në qytetin serb të Novi Sadit, me ç'rast vdiqën 15 njerëz muajin e kaluar.

6
Statuja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut -- udhëheqës shqiptar i shekullit XV që luftoi kundër Perandorisë Osmane -- e vendosur së fundmi në qytetin malazez të Tuzit.

7
Një protestues pro Bashkimit Evropian mban një maskë gazi në demonstratat antiqeveritare në Tbilisi, Gjeorgji.

8
Njerëzit përpiqen të shuajnë zjarret pas një sulmi ajror që shënjestroi qytetin verior të Idlibit të kontrolluar nga rebelët e Sirisë më 2 dhjetor. Që kur Rusia ndërhyri në luftën civile në Siri, sulmet e saj ajrore kanë luajtur një rol vendimtar në mbështetjen e presidentit sirian, Bashar al-Assad .