Ndotja e ajrit në Kosovë dhe vende të tjera në botë, protesta proevropiane në Gjeorgji e Rumani, dhe një statujë e Skënderbeut e vendosur në Tuz të Malit të Zi, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

9
Një grua mban një portret dhe uniformën ushtarake të djalit të saj gjatë një ngjarjeje përkujtimore të ushtarëve të rënë ukrainas në qendër të Harkivit, më 6 dhjetor.

10
Studentet afganë të mjekësisë ndjekin provimet e tyre përfundimtare në një kolegj në Kabul. Qeveria talibane në Afganistan ka shpallur ndalimin e regjistrimit të grave në institucionet mjekësore, duke ndaluar ndjekjen e tyre në kurse të tilla si mami, infermieri, proteza dentare dhe studime laboratorike, ndërsa ua ka lejuar studenteve t'u nënshtrohen provimeve përfundimtare.

11
Njerëzit duke brohoritur slogane dhe duke valëvitur flamujt rumunë dhe të BE-së gjatë një tubimi proevropian përpara balotazhit presidencial në qendër të Bukureshtit, i cili përfundimisht u anulua me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

12
Dy iranianë ulur në një park ndërsa smogu fsheh horizontin në Teheran.