Ndotja e ajrit në Kosovë dhe vende të tjera në botë, protesta proevropiane në Gjeorgji e Rumani, dhe një statujë e Skënderbeut e vendosur në Tuz të Malit të Zi, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

1
Një burrë duke qarkulluar në një rrugë në Obiliq ndërsa pranë shihen tymtarët e termocentralit Kosova A që lirojnë gazrat duke ndotur ajrin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit nga industria dhe ndotja e ajrit në shtëpi janë shqetësime të mëdha shëndetësore në Kosovë.

2
Një fishekzjarr shpërthen gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve të opozitës në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.

3
Njerëzit shikojnë dritat dekorative për Krishtlindje përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje, Bullgari.

4
Zjarrfikësit përpiqen të shuajnë zjarrin që shpërtheu në ndërtesën tregtare "Rimpa Plaza" në Karaçi, Pakistan, më 3 dhjetor.