Foshnja nxirret e gjallë nga barku i nënës së vrarë në Gazë
Një foshnjë është nxjerrë e gjallë përmes prerjes cezariane nga barku i një gruaje palestineze, e cila u vra nga një sulm izraelit në qytetin jugor të Rafahut, në Rripin e Gazës. Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se Sabreen Al-Sakani ishte në javën e 30-të të shtatzënisë, kur u vra bashkë me bashkëshortin e saj dhe vajzën e tyre të vogël. Kreu i një reparti të neonatologjisë, Mohammed Salama, ka thënë se foshnja, me peshë prej 1 kilogrami e gjysmë, është në gjendje stabile dhe se po përmirësohet gradualisht. Më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës është zhvendosur në Rafah për t’u shpëtuar bombardimeve izraelite, të nxitura pas sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga grupi ekstremist palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
19 nëntor 2024
Si ta identifikoni një material të manipuluar?
-
18 nëntor 2024
Nga ara në plazhe: Ballkani i zhytur në krizën e mbeturinave