Zjarret e përjetshme të Rumanisë
Zjarret e gazit të egër që janë djegur për mijëra vjet, ende shfaqen tek-tuk në pyje dhe kodra të izoluara në lindje të Rumanisë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Këto janë zjarret e gazit të egër në Turca, një fshat në qarkun Buzau të Rumanisë.

2
Zjarret në Turca janë vetëm disa nga shumë të tilla që ushqehen prej rrjedhjeve nga depozitat e gazit natyror nën këto kodra, në verilindje të Bukureshtit, dhe që digjen në mënyrë spontane.

3
Në një pyll pranë fshatit Lopatari, po ashtu në qarkun Buzau, digjen zjarre për të cilat vendasit thonë se janë ndezur herë pas here për rreth 2000 vjet.

4
Zjarret në një pyll pranë Lopatarit.
Ion Zota, ish-kryetar i Komunës së Lopatarit, i tha Radios Evropa e Lirë se regjistrimi i parë i zjarreve të gjalla të Buzaut është bërë nga një vëzhgues i luftërave daciane, në fillim të shekullit të dytë. Por, zjarret u vunë re edhe nga pushtuesit gjatë një konflikti të mëvonshëm.