Si të fitohet lufta "pavarësisht Trumpit"? Ushtarët ukrainas komentojnë zgjedhjet amerikane
Ushtarët ukrainas kanë mendime të ndryshme për zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ne duhet të mendojmë se si ta fitojmë luftën, e jo se çfarë do të bëjë Trump”, tha stoikisht një luftëtar, përderisa shokët e tij shpresuan se presidenti i zgjedhur “do të bëjë diçka të mirë për Ukrainën”. Kolegu i tyre skeptik dyshon se Trump do të përpiqet ta bindë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, “të heqë dorë nga disa territore”. Projekti i Radios Evropa e Lirë, Current Time, foli me ushtarakët afër qytetit të Pokrovskut, aktualisht zonë e nxehtë e rezistencës ndaj trupave ruse, më 6 nëntor, menjëherë pasi u bë i ditur rezultati i zgjedhjeve amerikane. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)
Përmbajtja
-
31 tetor 2025Treni që humbën Kosova dhe Serbia
-
29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?
-
26 tetor 2025“Drejt zgjedhjeve”: Kurti s’e bën Qeverinë