Ndërlidhjet

“Momente historike”: Palestinezët dhe izraelitët i gëzohen marrëveshjes për paqe


“Momente historike”: Palestinezët dhe izraelitët i gëzohen marrëveshjes për paqe
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:11 0:00

Në Izrael dhe në Gazë shpërthyen festime pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se qeveria izraelite dhe Hamasi - grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - ishin marrë vesh për “fazën e parë” të një plani për paqe për ndërprerjen e luftimeve dhe lirimin e disa pengjeve dhe të burgosurve që po mbahen në Gazë. Turma u mblodhën afër spitalit Nasser në Han Junis, duke duartrokitur e brohoritur në ato që një palestinez i përshkroi si “momente historike” pas dy vjetësh konflikt. Nëna e pengut izraelit, Matan Zangauker, festoi në Tel Aviv për kthimin e të birit të saj, duke falënderuar popullin izraelit, ushtarët dhe presidentin e SHBA-së.

XS
SM
MD
LG