Dhjetëra balona shumëngjyrëshe me ajër të nxehtë u ngritën në qiellin mbi qytetin alpin zviceran të Chateau-d'Oex, në festivalin që mbahet përgjatë nëntë ditëve. Festivali i 44-të Ndërkombëtar i Balonave me ajër të nxehtë në Zvicër magjepsi shumë fluturues me balona dhe spektatorë nga e gjithë bota.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
"Toka largohet nga ti": Fluturimi me balona mbi Alpet zvicerane

1
Festivali plot ngjyra i balonave me ajër të nxehtë në Chateau-d'Oex në Zvicër zhvillohet përgjatë nëntë ditëve dhe përfshin shfaqje nate, fluturime me balona, gara sportive dhe një ditë për fëmijë.

2
Një balonë duke fluturuar mbi shtëpitë në një fushë gjatë Festivalit të 44-të Ndërkombëtar të Balonave me ajër të nxehtë në Zvicër.

3
Një pamje e bukur e Alpeve zvicerane teksa një balonë ngjyrë vjollcë fluturon në qiellin sipër tyre.

4
Dy balona me ajër të nxehtë duke fluturuar mbi Gstaad, pranë Chateau-d'Oex në Zvicër.