Dhjetëra balona shumëngjyrëshe me ajër të nxehtë u ngritën në qiellin mbi qytetin alpin zviceran të Chateau-d'Oex, në festivalin që mbahet përgjatë nëntë ditëve. Festivali i 44-të Ndërkombëtar i Balonave me ajër të nxehtë në Zvicër magjepsi shumë fluturues me balona dhe spektatorë nga e gjithë bota.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
"Toka largohet nga ti": Fluturimi me balona mbi Alpet zvicerane

5
Një pamje nga lart e balonave me ajër të nxehtë teksa fluturojnë mbi një vendbanim, gjatë festivalit.

6
Shtatëdhjetë e pesë balona me ajër të nxehtë ishin pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Balonave Chateau-d'Oex që u mbajt nga 20 deri më 28 janar.

7
"Të jesh në gjendje të fluturosh mbi Alpe në lartësi mbi 2.700 metra është absolutisht magjepsëse”, tha piloti amerikan i balonave Eliav Cohen. "Toka largohet nga ti, më shumë se ti nga ajo".

8
I vendosur në një luginë alpine, qyteti është i njohur për erërat që e bëjnë fluturimin veçanërisht të mirë dhe mbresëlënës.