Nxënësit ukrainas: Mes bankash e bombardimesh
Derisa për nxënësit e Ukrainës filloi viti shkollor, një grup fëmijësh u kthyen në shkollën e tyre të shkatërruar në Çernihiv për të treguar ndikimin e luftës në jetën e tyre. Shkolla u bombardua në mars dhe dy nga nxënësit flasin për një shok klase që u vra në atë sulm. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Nxënësit e shkollës nr. 21 në Çernihiv tani kanë një përvojë të zakonshme të përbashkët:
Çdo nxënës njeh tingujt e një sirene të sulmeve ajrore dhe mund t'i dallojë tingujt e armëve kundërajrore dhe të raketave të lundrimit.
Çdo nxënës njeh tingujt e një sirene të sulmeve ajrore dhe mund t'i dallojë tingujt e armëve kundërajrore dhe të raketave të lundrimit.

2
"Ajo që ndodhi është një tragjedi. Unë kam qarë tashmë për gjithçka që kam humbur. Më mungon shkolla, shokët dhe mësuesit e mi. Por, do të ketë një shkollë të re, mësues të rinj dhe shoqëri. Gjëja më e rëndësishme është që jeta të vazhdojë", tha Khrystyna Ignatova, 16 vjeçe, derisa shikon klasën e saj të mëparshme që u bombardua nga forcat ruse më 3 mars.

3
"Ndihem i ofenduar kur jam në shkollën time. Më vjen keq që rusët shkatërruan shkollën time", tha Ivan Hubenko, 11 vjeç teksa po ecte nëpër oborrin e shkatërruar ku dikur luanin ai dhe shokët e tij.

4
"Kur shkolla ime u bombardua, unë u tmerrova. Ne jetojmë aty pranë. Dritaret tona u thyen dhe nëna ime mund të kishte vdekur sepse dera pothuajse e shtypi atë për muri. Llambadari ra gati mbi mua", tha Karina Muzyka, 10 vjeçe, e cila me shoqet e saj çdo ditë viziton shkollën e shkatërruar.