Emigrantja adopton bebet e gjetura në mbeturina në Moskë
Mavluda Shakirova, uzbeke nga Kirgizia, gjeti tri foshnje të porsalindura, të braktisura në një kontejner mbeturinash në rrugët e Moskës, më 2018. Njëra prej tyre vdiq më vonë, por 65-vjeçarja Shakirova zyrtarisht adoptoi dy fëmijët që mbijetuan. Më vonë u bë e ditur se nëna biologjike e trinjakëve është emigrante, po ashtu, nga Kirgizia. (Përgatiti: Trim Haliti)