Familjarët e viktimave të ekzekutimeve masive të lehtësuar pas vdekjes së Raisit
Pjesëtarë të Gardës së Nderit duke bartur arkivolin e Ebrahim Raisit. 21 maj 2024.
Esmat Vatanparast humbi 11 anëtarë të familjes së gjerë gjatë ekzekutimeve masive të të burgosurve politikë dhe kundërshtarëve të regjimit në Iran në vitet ’80.
Në tri dekadat e fundit, e moshuara Vatanparast ka kërkuar drejtësi për vdekjen e anëtarëve të familjes së tij, përfshirë të dy vajzave të saj dhe tre vëllezërve.
Më 19 maj, kur presidenti Ebrahim Raisi u vra pas rrëzimit të helikopterit me të cilin udhëtonte në veriperëndim të Iranit, Vatanparast tha se ajo mori diçka që i dukej si drejtësi.
Raisi supozohet se ka luajtur rol në ekzekutimin e të paktën 5.000 anëtarëve të organizatës Mujahedin-e Khalq Organization (MKO), studentëve, partive politike dhe grupeve të majta gjatë verës të vitit 1988.
“Lumturia ime nuk ka kufij”, tha Vatanparast për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë më 20 maj, ditën kur u konfirmua vdekja e Raisit. Ajo u largua në Suedi pas masakrës. “Sot është një ditë e bukur për popullin e Iranit”, shtoi ajo.
Raisi, i njohur si “Kasapi i Teheranit” ishte akuzuar se ka shërbyer si prokuror në “komitetin e vdekjes” që kishte urdhëruar ekzekutimet. Shumë persona u ekzekutuan në burgje, përfshirë edhe në burgun famëkeq Evin, në kryeqytetin iranian.
Vatanparast tha se ishte “shumë e vështirë” për familjarët e viktimave të masakrës të shikonin ngritjen e Raisit, ish-shefit të gjyqësorit, i cili u bë president pas zgjedhjeve kundërthënëse të vitit 2021.
“Dua të përgëzoj të gjitha nënat dhe baballarët fëmijët e të cilëve u vranë nga Republika Islamike dhe të cilët nuk mund të flisnin e as s’mund të bënin asgjë”, tha Vatanparast, e cila është në të 80-tat.
Vrasjet masive ishin urdhëruar nga themeluesi i Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini.
Në një fatva, apo dekret fetar, Khomeini deklaroi se “femohuesit” dhe ata që kapin armët kundër Republikës Islamike ishin “duke luftuar kundër Zotit” dhe duhet të dënoheshin me vdekje. Disa vlerësime për ekzekutimet masive më 1988 thonë se numri i viktimave arriti në dhjetëra mijëra.
Fatva ishte lëshuar në ditët e fundit të luftës së Irakut që u zhvillua më 1980-88, gjatë së cilës, anëtarët e MKO-së ndryshuan anë dhe luftuan përkrahë forcave irakiane.
Vetëm një iranian është dënuar dhe burgosur për ekzekutimet masive. Hamid Nouri, ish-zyrtar iranian i burgjeve, u dënua me burgim të përjetshëm në Suedi më 2022 për rolin e tij në masakër.
“Vdekja e këtij xhelati”
Mehdi Aslani është ish-anëtar i organizatës së majtë, Fadayian-e Khalq. Ai ka vuajtur dënim në burgun Gohardasht, afër Teheranit dhe në burgun Evin.
Aslani i mbijetoi ekzekutimeve masive të vitit 1988 dhe u largua për në Gjermani. Ai dëshmoi gjatë gjykimit të Nourit në Suedi.
“Në këtë moment jam i lumtur sepse simboli i vrasjeve ka vdekur”, tha ish i burgosuri politik gjatë një bisede me Radio Farda. “Do të gënjeja nëse do thosha se lajmi për vdekjen e këtij xhelati nuk më solli gëzim”.
Përderisa ekipet e shpëtimit ende po kërkonin për helikopterin me të cilin po udhëtonte Raisi, në mediat sociale u shfaqën video të fishekzjarrëve të ndezura gjatë natës, që si duket u hodhën për të festuar.
Mihan Rusta, burri i së cilës ishte në mesin e personave të ekzekutuar më 1988, tha se festimet ishin si rezultat i dekadave të zemërimit dhe dhimbjes.
Festimi për një vdekje “mund të mos jetë njerëzore”, tha ajo, por kjo edhe pritet “kur ju për vite të tëra keni qenë nën presion”.
“Është një reagim i natyrshëm dhe njerëzor të ndiesh një ndjenjë lehtësimi kur rrethanat ndërhyjnë aty ku t’i nuk mundesh”, tha Rusta për Radio Farda.
Sikurse edhe shumë familjarë të tjerë të viktimave të ekzekutimeve masive, Rusta u ankua se vdekja e Raisit nënkupton se ai ka shmangur drejtësinë për krimet që pretendohet se ka kryer.
Raisi mori në varr “një pjesë të së vërtetës”, tha ajo. “Për ata që kërkojnë drejtësi... këtë mendim do ta keni gjithmonë me vete. Ta dini se kurrë nuk do ta kuptoni të vërtetën e plotë”, shtoi ajo.
Reagime nëpër botë pas vdekjes së presidentit iranian
1/12Një grua iraniane duke u lutur për presidentin Ebrahim Raisi në Teheran më 19 maj, pasi u raportua se helikopteri me të cilin udhëtonte Raisi dhe shoqëruesit e tij, u rrëzua në veriperëndim të Iranit.
Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei shpalli pesë ditë zie pasi trupat e Raisit, 63 vjeç dhe ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, 60 vjeç, u gjetën në vendin e rrëzimit të helikopterit më 20 maj.
Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/12Nënkryetari i parë, Mohammad Mokhber, duke folur gjatë një takimi të kabinetit qeveritar në Teheran më 20 maj, pranë një karrige të zbrazët mbi të cilën është vendosur një pëlhurë e zezë, ku zakonisht ulej Raisi.
Khamenei e ka emëruar Mokhber president të përkohshëm.
Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/12Një grua iraniane duke lexuar një gazetë në faqen e parë të së cilës është raportimi për aksidentin.
Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/12Një pelegrin iranian shiit në qytetin e shenjtë Najaf, në Irak, tregon lajmin në telefonin e saj për vdekjen e Raisit.
Ultra-konservatori Raisi mendohej gjerësisht se do të bëhej udhëheqësi suprem i ardhshëm i vendit.
Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/12Klerikët myslimanë në zyrën përfaqësuese të Khameneit në Najaf shprehin ngushëllime për Raisin dhe të tjerët që humbën jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit.
Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/12Një protestuese antiqeveritare duke mbajtur një pankartë të Raisit përpara Ambasadës iraniane në Berlin.
Raisi u quajt "Kasapi i Teheranit" për rolin e tij si një nga gjyqtarët që mbikëqyri ekzekutimet e mijëra të burgosurve politikë në fund të viteve 1980.
Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/12Protestuesit në Berlin duke brohoritur parulla kundër Qeverisë.
Organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut, si Amnesty International dhe Human Rights Watch, e kanë dënuar Raisin. Amnesty International ka kërkuar që ai të hetohet për krime kundër njerëzimit.
Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/12Një burrë ul në gjysmështizë flamurin kombëtar libanez jashtë pallatit qeveritar, ndërsa kryeministri në detyrë, Najib Mikati, shpalli tri ditë zie në Liban.
Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/12Lule dhe një fotografi me mbishkrimin "Ne po vajtojmë" janë vendosur pranë Ambasadës iraniane në Moskë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, vlerësoi Raisin si një "politikan të shquar" dhe "një mik të vërtetë të Rusisë".
Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/12Njerëzit mbajnë pankarta ku shkruan "Iran - 19.05.2024" (majtas) dhe "Iran ne jemi me ju" jashtë Ambasadës në Moskë.
Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/12Këmbësorë në Pekin shikojnë një ekran të madh që tregon pamjet e Raisit duke njoftuar lajmin për vdekjen e tij.
Presidenti kinez, Xi Jinping, e quajti vdekjen e Raisit "tragjike" dhe tha se "populli kinez ka humbur një mik të mirë", tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/12Njerëzit vendosin lule pranë fotografive të Raisit gjatë homazheve për presidentin iranian dhe viktimave të tjera jashtë Ambasadës iraniane në Xhakarta, Indonezi.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Bashkimi Evropian "shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta".
Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Si president, Raisi mbikëqyri shtypjen e përgjakshme të protestave të paprecedenta kundër establishmentit më 2022 dhe ashpërsimit të ligjeve të moralit në Iran.
Vatanparast tha se “do të ishte e mirë për botën” që njerëzit sikurse Raisi të përballeshin me drejtësinë. “Sa më shpejt që vdesin... aq më shumë do të jenë të sigurt fëmijët e njerëzve”.