"Lule kundër luftës": Refugjatja ukrainase hap ekspozitë në Prishtinë
“Lule kundër luftës" titullohet ekspozita e hapur në Prishtinë e autores Liudmyla Makei, gazetare ukrainase e strehuar në Kosovë. Ekspozita u organizua nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe u hap në Ditën Botërore të Refugjatëve që shënohet më 20 Qershor.

1
Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës - QKRMT organizoi ekspozitën "Lule kundër luftës" me punimet e Liudmyla Makeit.

2
Liudmyla Makei është një gazetare ukrainase e strehuar në Kosovë, e cila gjithashtu merret edhe me pikturë. Ndërsa qëllimi i ekspozitës është sensibilizimi i opinionit për qëndrueshmërinë dhe forcën e refugjatëve në mbarë botën, si dhe për të nderuar guximin dhe motivimin e tyre për të ecur përpara.

3
Ekspozita është hapur në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës.

4
E pranishme në hapje të ekspozitës ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha se populli i Kosovës e di më së miri se si është të jesh refugjat.