“Bekim për sukses në Paris”: Ekipi olimpik i Kosovës pranon flamurin shtetëror
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit. Krerët shtetërorë u kanë uruar sukses lojtarëve dhe ua kanë rikujtuar që i gjithë populli është me ta. Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë.

9
Nora Gjakova do ta mbajë flamurin në emër të ekipit.

10
Kjo është hera e tretë që Kosova është pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike. Në foto: trajnerë të sportistëve dhe të ftuar tjerë në organizim.

11
Nora Gjakova është zotuar që secili lojtar do të luftojë deri në momentin e fundit.
“Unë jam shumë e lumtur që do ta përjetoj këtë kujtim që do të shkruhet në historinë e Kosovës”.
“Unë jam shumë e lumtur që do ta përjetoj këtë kujtim që do të shkruhet në historinë e Kosovës”.