"Dita e Forcës" nxori ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pajisjet e tyre në oborret e kazermave për vizitorët e shumtë. Qytetarë, por edhe nxënës shkollash e fëmijë kopshtesh që kishin ardhur në mënyrë të organizuar, patën mundësinë të shihnin nga afër ushtarët e FSK-së dhe pajisjet e tyre nëpër të gjitha kazermat në Kosovë. Më 27 nëntor në Kosovë shënohet "Dita e Forcës", që simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
"Dita e Forcës" mbledh vizitorë në kazermat e FSK-së

13
FSK-ja, aktualisht, është në proces të transformimit në ushtri të rregullt.

14
Deri në fund të procesit të transformimit, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka tani për tani.

15
Një ushtar i armatosur i FSK-së duke qëndruar mbi automjetin ushtarak.

16
Pjesëtarë të FSK-së me fytyra të ngjyrosura dhe me armë të gjata pranë automjeteve ushtarake.