Prishtina vishet kuq e zi
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të hënën është veshur i tëri kuq e zi. Me aktivitete të ndryshme në Prishtinë u shënua 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa edhe shumë qytetarë kishin dalë për të festuar në sheshet e kryeqytetit. Atmosferën në Prishtinë ua sjellim nëpërmjet fotografive që ka realizuar fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena.
![Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me plis në kokë bën simbolin e shqiponjës me dy duart, ndërsa prapa tij shihet vepra artistike e plisit, një objekt më shumë se dy metra i lartë i cili është vendosur në shesh në kuadër të Festivalit të Plisit. ](https://gdb.rferl.org/058a0000-0aff-0242-3862-08dad1445cc6_w1024_q10_s.jpg)
5
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me plis në kokë bën simbolin e shqiponjës me dy duart, ndërsa prapa tij shihet vepra artistike e plisit, një objekt më shumë se dy metra i lartë i cili është vendosur në shesh në kuadër të Festivalit të Plisit.
![Qytetarë të shumtë kishin dalë në shesh për të festuar shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. ](https://gdb.rferl.org/02490000-0aff-0242-50e4-08dad1445cc1_w1024_q10_s.jpg)
6
Qytetarë të shumtë kishin dalë në shesh për të festuar shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
![Një tjetër pamje e flamurit kombëtar që u shpalos në Prishtinë në kuadër të aktiviteteve të organizuara për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.](https://gdb.rferl.org/034d0000-0aff-0242-85ce-08dad1449183_w1024_q10_s.jpg)
7
Një tjetër pamje e flamurit kombëtar që u shpalos në Prishtinë në kuadër të aktiviteteve të organizuara për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
![Një burrë duke regjistruar me telefonin e tij shpalosjen e një flamuri me përmasa të mëdha në mes të sheshit të Prishtinës.](https://gdb.rferl.org/058a0000-0aff-0242-6263-08dad1449145_w1024_q10_s.jpg)
8
Një burrë duke regjistruar me telefonin e tij shpalosjen e një flamuri me përmasa të mëdha në mes të sheshit të Prishtinës.
Facebook Forum