Ndërlidhjet

Normalizimi i dhunës që mund të çojë në vrasje

Protesta në Prishtinë pas vrasjes së një gruaje shtatzënë.
Protesta në Prishtinë pas vrasjes së një gruaje shtatzënë.

Ekspozimi i hershëm i fëmijëve ndaj dhunës dhe tolerimi i saj mund të çojnë në tendenca të dhunshme të të rriturve, thotë Kaltrina Kelmendi, profesoreshë në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës.

“[Në kontekstin e shoqërisë kosovare] ekziston një lloj normalizimi i përdorimit të dhunës si mënyrë e zgjidhjes së problemeve”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Në javën e fundit të nëntorit në Kosovë janë vrarë dy gra - përfshirë një shtatzënë - dhe të dyshuar kryesorë për vrasjet kanë qenë bashkëshortët e tyre. Në rastin e shtatzënës, autoritetet kanë konfirmuar se i dyshuari ka pasur edhe aktakuzë për dhunë në familje.

Psikologia Kelmendi ka publikuar disa studime në lidhje me këtë fenomen, përkatësisht dhunën në familje, dhunën në bazë gjinore dhe dhunën mes partnerëve intimë.

Në bazë të këtyre studimeve, ajo thotë se tendencat e dhunshme mund të lindin si rrjedhojë e një cikli të dhunës, ndaj të cilit personi mund të ketë qenë i ekspozuar që nga fëmijëria e hershme deri te mosha madhore.

“Kjo ndikon në zhvillimin e disa qëndrimeve tolerante ndaj dhunës dhe bën që dhuna të shihet si formë legjitime e zgjidhjes së konflikteve”, thotë Kelmendi.

Sipas saj, nëse fëmijët janë të ekspozuar ndaj dhunës në familje, qoftë si viktima apo si dëshmitarë, kjo i rrit gjasat që ata të jenë të dhunshëm kur të rriten.

Kelmendi thotë se në familjet kosovare, një numër i madh i fëmijëve i ekspozohen dhunës si formë e disiplinës.

Këtë e konfirmon edhe një anketë e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2020 dhe e realizuar me mbështetjen e Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara, UNICEF. Sipas saj, mbi 72 për qind e fëmijëve kosovarë janë të disiplinuar me dhunë.

Kelmendi thotë se institucionet shtetërore duhet të zhvillojnë programe që merren me dhunën në familje në aspektin vetëdijesues.

“Duhet të merremi jo vetëm me pasojat e dhunës, duhet të punohet edhe në ngritjen e vetëdijes tek anëtarët e familjes, qoftë te viktimat e dhunës, qoftë te përjetuesit e saj, në mënyrë që dhuna të mos përsëritet”, thotë ajo.

Studiuesja e konsideron të rëndësishme që, përtej kurrikulave aktuale të mësimit, në shkolla të zhvillohen programe edhe për forma të komunikimit, me të cilat mund të zgjidhen konfliktet.

Më 2 dhjetor - dy ditë pas vrasjes së gruas shtatzënë - ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka lansuar të ashtuquajturën “Kurrikulë për trajnimin e profesionistëve për ofrimin e programeve për kryerësit e dhunës në familje në Republikën e Kosovës”.

Haxhiu ka thënë se ky është “hapi i parë institucional” përmes të cilit synohet që kryerësit e veprave penale të dhunës, të kenë trajtim psiko-social, përmes programeve adekuate gjatë vuajtjes së dënimit.

Në Kosovë, aktualisht, po zhvillohem “16 ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Baza Gjinore”, të organizuar nga ministria që udhëheq Haxhiu.

Në kuadër të kësaj nisme, në Prishtinë është hapur edhe një ekspozitë me disa emra të grave të vrara nga dhuna në familje.

"Tuneli i fundit" me emra pa fund

"Tuneli i fundit" është ekspozita e hapur në Prishtinë për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara në Kosovë si pasojë e dhunës mbi baza gjinore. Ekspozita është hapur në kuadër të fushatës së Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore" dhe është organizuar nga organizatat SIT, UNFPA, UN WOMEN.
1/19 "Tuneli i fundit" është ekspozita e hapur në Prishtinë për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara në Kosovë si pasojë e dhunës mbi baza gjinore. Ekspozita është hapur në kuadër të fushatës së Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore" dhe është organizuar nga organizatat SIT, UNFPA, UN WOMEN.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Nënshkrimi në Librin e Kujtimeve, në përkujtim të vajzave dhe grave të vrara si pasojë e dhunës mbi baza gjinore.
2/19 Nënshkrimi në Librin e Kujtimeve, në përkujtim të vajzave dhe grave të vrara si pasojë e dhunës mbi baza gjinore.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Ekspozita është pjesë e fushatës së Ministrisë së Drejtësisë &ldquo;16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore&quot;.<br />
<br />
Në Kosovë në 6 ditët e fundit janë shënuar dy raste të vrasjes së grave nga bashkëshortët e tyre.
3/19 Ekspozita është pjesë e fushatës së Ministrisë së Drejtësisë “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore".

Në Kosovë në 6 ditët e fundit janë shënuar dy raste të vrasjes së grave nga bashkëshortët e tyre.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Në kuadër të fushatës&nbsp;&quot;16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore&quot;, janë paraparë aktivitete të shumta në të gjithë vendin me synim sensibilizimin kundër dhunës ndaj grave e vajzave.&nbsp;
4/19 Në kuadër të fushatës "16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore", janë paraparë aktivitete të shumta në të gjithë vendin me synim sensibilizimin kundër dhunës ndaj grave e vajzave. 
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Në këtë ekspozitë janë prezantuar emrat e grave të vrara si pasojë e dhunës mbi baza gjinore.&nbsp;
5/19 Në këtë ekspozitë janë prezantuar emrat e grave të vrara si pasojë e dhunës mbi baza gjinore. 
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Emrat e viktimave, të vrara nga dhuna mbi baza gjinore në Kosovë.
6/19 Emrat e viktimave, të vrara nga dhuna mbi baza gjinore në Kosovë.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Një grua duke fotografuar emrat e grave të vrara.
7/19 Një grua duke fotografuar emrat e grave të vrara.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Në mesin e disave është edhe emri i 18-vjeçares,&nbsp;<strong><a href="https://www.evropaelire.org/a/revolte-per-ndalejen-e-vrasjeve-te-grave-/31426144.html" target="_blank">Marigona Osmani</a></strong>, e cila u vra në gusht të vitit 2021 në Ferizaj.
8/19 Në mesin e disave është edhe emri i 18-vjeçares, Marigona Osmani, e cila u vra në gusht të vitit 2021 në Ferizaj.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Diana Kastrati e Antigona Morina, po ashtu të vrara nga dhuna mbi baza gjinore.
9/19 Diana Kastrati e Antigona Morina, po ashtu të vrara nga dhuna mbi baza gjinore.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Nga këto raste, disa nga viktimat kishin urdhër për mbrojtje. Sipas Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, urdhri për mbrojtje lëshohet &ldquo;me qëllim të parandalimit të dhunës në familje, për mbrojtjen e personit që i është ekspozuar dhunës, duke mënjanuar rrethanat që ndikojnë apo mund të ndikojnë në kryerjen e veprave tjera&rdquo;.
10/19 Nga këto raste, disa nga viktimat kishin urdhër për mbrojtje. Sipas Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, urdhri për mbrojtje lëshohet “me qëllim të parandalimit të dhunës në familje, për mbrojtjen e personit që i është ekspozuar dhunës, duke mënjanuar rrethanat që ndikojnë apo mund të ndikojnë në kryerjen e veprave tjera”.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Marigona Osmani e Sebahate Sopi.
11/19 Marigona Osmani e Sebahate Sopi.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Dafina Zhubi e Armenda Aliu.
12/19 Dafina Zhubi e Armenda Aliu.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Lirije Qerimaj e Donjeta Pajazitaj.
13/19 Lirije Qerimaj e Donjeta Pajazitaj.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Albesa Rudi e Flora Omuri.
14/19 Albesa Rudi e Flora Omuri.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Hatije Dina e Feride Prokshi.
15/19 Hatije Dina e Feride Prokshi.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Sabile Mavrovqani e Valbona Marku.
16/19 Sabile Mavrovqani e Valbona Marku.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Arianita Zahiti e Sevdije Berisha.
17/19 Arianita Zahiti e Sevdije Berisha.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Qytetarët vizitorë të ekspozitës nënshkruhen në përkujtim të vajzave dhe grave të vrara si pasojë e dhunës mbi baza gjinore.
18/19 Qytetarët vizitorë të ekspozitës nënshkruhen në përkujtim të vajzave dhe grave të vrara si pasojë e dhunës mbi baza gjinore.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë rritur viteve të fundit. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë, gjatë periudhës janar-shtator 2022, janë regjistruar 2.067 raste të dhunës në familje me 2.126 viktima.
19/19 Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë rritur viteve të fundit. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë, gjatë periudhës janar-shtator 2022, janë regjistruar 2.067 raste të dhunës në familje me 2.126 viktima.
Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është hapur ekspozita "Tuneli i fundit", për të përkujtuar vajzat dhe gratë e vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.
Previous slide
Next slide

Nga viti 2010, në Kosovë janë raportuar 50 gra të vrara nga familjarë të tyre - kryesisht bashkëshortët.

Roli i mendësisë patriarkale

Me gjithë specifikat e secilit rast të dhunës, Kelmendi thotë se në fenomenin e vrasjes së grave në Kosovë, nuk mund të përjashtohet roli i mendësisë patriarkale dhe “tendenca e dominimit dhe fuqisë që i jepet burrit në shoqëri”.

“Për shembull, që nga fëmijëria, rolet që u atribuohen burrave lidhen me pushtetin, vendimmarrjen e autoritetin, e në anën tjetër, rolet e grave lidhen me të qenët më të buta, që nuk kanë të drejtë vendimmarrjeje për çështje të rëndësishme”, thotë Kelmendi.

Duke u nisur nga kjo ndarje strikte e roleve gjinore në familje, siç thotë ajo, krijohet dhe mbahet një lloj pabarazie mes dy gjinive.

“Në momentin që, për shembull, gratë dalin prej atyre roleve tradicionale gjinore, atëherë burrat fillojnë ta përjetojnë atë si kërcënim ndaj maskulinitetit të tyre, ose ndaj rolit tradicional gjinor. Dhe si rezultat i kësaj, për ta mbrojtur pushtetin që e kanë pasur, ka gjasë që të jenë gjithashtu edhe ushtrues të dhunës”, thotë Kelmendi.

Në vitin 2015, ajo ka publikuar edhe një artikull shkencor që studion dhunën ndaj grave.

Hulumtimi ka përfshirë intervista me 50 gra të rajoneve të ndryshme në Kosovë që kanë përjetuar dhunë nga partnerët e tyre.

Gjetjet e këtij studimi kanë sugjeruar se “struktura patriarkale që e udhëheq shoqërinë kosovare, mund të konsiderohet si faktor që e promovon dhunën ndaj grave”.

“Rolet gjinore të definuara në mënyrë strikte, që e vendosin autoritetin te burrat dhe i nënshtrojnë gratë, i bëjnë gratë edhe më të ndjeshme ndaj dhunës”, është thënë në konkluzionet e studimit.

*Video: Protestë kundër vrasjeve të grave

Për largimin e mendësisë patriarkale dhe, rrjedhimisht, uljen e gjasave për dhunë ndaj grave, sipas Kelmendit, kërkohet punë sistematike me fokus në sistemin e edukimit.

“Duhet të punojmë pothuajse në cilindo nivel, qoftë në nivelin individual, qoftë në nivelin e shkollës, të komunitetit ose shoqërisë”, thotë ajo.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë, thotë se mendësia që gruan e konsideron pronë të burrit, “çon edhe në vrasje”.

“Fatkeqësisht, gruaja po bëhet si pronë private e një individi, i cili pamëshirshëm, në formën më brutale të mundshme, ia merr jetën gruas”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, “përgjegjësinë për rastet e dhunës dhe të vrasjeve nuk e ka vetëm kryerësi i veprës, por të gjithë mekanizmat që duhet të ofrojnë siguri”.

Feride Rushiti: Shteti po dështon t'i mbrojë gratë nga dhuna
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:05:24 0:00

Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu, ka pranuar se rasti i vrasjes së gruas shtatzënë është pasojë e “papërgjegjësisë institucionale”.

Kjo, pasi autoritetet kanë konfirmuar se gruaja, tashmë e ndjerë, e ka raportuar dhunën në polici dhe ka pasur urdhër nga gjykata për mbrojtje.

Haxhiu ka paralajmëruar se do të ketë dorëheqje dhe shkarkime të zyrtarëve policorë “sapo të verifikohet dështimi institucional”. Por, deri më tash, nuk ka pasur të tilla.

Nga të dhënat e Policisë së Kosovës, dërguar Radios Evropa e Lirë, del se rastet e dhunës në Kosovë janë në rritje viteve të fundit.

Gjatë periudhës janar-tetor 2022 janë regjistruar 2.273 raste të dhunës në familje, ndërsa gjatë gjithë vitit 2021 janë raportuar 2.456 raste dhe më 2020 - 2.069 raste.
Deri më tash gjatë vitit 2022, në Kosovë janë raportuar tri gra të vrara.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG