Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tjerë janë plagosur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që janë regjistruar në provincën lindore Nangarhar në Afganistan, kanë bërë të ditur autoritetet.
Më herët gjatë ditës, pesë persona tjerë kanë vdekur nga shkaqet e njëjta në provincën Kunar.
Sipas autoriteteve, shifra e viktimave në Nargarhar pritet të rritet.
Ato kanë thënë se presin të regjistrojnë shumë dëme dhe shkëputje të linjave të komunikimit.
Departamenti afgan i Meteorologjisë ka thënë se pret që shi i rrëmbyeshëm dhe përmbytje të ketë në 12 provinca afgane.