Fshati Lebanë ngufatet nga mbeturinat
Në fshatin Lebanë, Komuna e Prishtinës, vazhdon të ekzistojë një deponi ilegale e mbeturinave. Pavarësisht se autoritetet komunale e kishin pastruar këtë zonë, që gjendet pranë autostradës “Ibrahim Rugova”, qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina, përfshirë oriendi shtëpiake, materiale ndërtimore e të tjera. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), më 2021 janë regjistruar 1,189 deponi ilegale. Ndërkaq, sipas të dhënave të kësaj agjencie për vitin 2020, numri më i madh i deponive gjenden në rajonin e Prishtinës, përkatësisht 277.
![Disa oriendi dhe goma veturash shihen në deponinë në Lebanë. ](https://gdb.rferl.org/08d40000-0a00-0242-6e73-08da4095e81a_w1024_q10_s.jpg)
13
Disa oriendi dhe goma veturash shihen në deponinë në Lebanë.
![Në Kosovë, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës janë mbi 1,100 deponi ilegale të mbeturinave. ](https://gdb.rferl.org/0b930000-0aff-0242-80c8-08da40960097_w1024_q10_s.jpg)
14
Në Kosovë, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës janë mbi 1,100 deponi ilegale të mbeturinave.
![Në deponinë në Lebanë, qytetarët kanë hedhur edhe materiale ndërtimore, sikurse blloqe ndërtimore. ](https://gdb.rferl.org/0b930000-0aff-0242-1389-08da40960f1c_w1024_q10_s.jpg)
15
Në deponinë në Lebanë, qytetarët kanë hedhur edhe materiale ndërtimore, sikurse blloqe ndërtimore.
![Në Lebanë ka shumë mbetje inerte, sikurse ky poç elektrik. ](https://gdb.rferl.org/0b930000-0aff-0242-8a10-08da40961a65_w1024_q10_s.jpg)
16
Në Lebanë ka shumë mbetje inerte, sikurse ky poç elektrik.
Facebook Forum