Katër vjet më parë jeta jonë ndryshoi përgjithmonë pasi pjesa më e madhe e botës u mbyll për të frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kufizimi nga COVID-19: Si jetuam katër vjet më parë

9
Trajnerja personale Flo Dowler udhëheq banorët e Napier Avenue në një sesion ushtrimesh fitnesi në Fulham, West London, Britani, 11 maj 2020.

10
Masat e respektimit të distancës dhe parandalimi i bartjes së infeksionit së koronavirusit (COVID-19), ku klientët meshkuj ulen brenda gjysëmsferave për t'u argëtuar nga stafi femra, në Jazz Lounge Encounter, një formë e një klubi nate për takime, në distriktin Ginza në Tokio, Japoni, 6 gusht 2020.

11
Hashim, një punëtor thelbësor në fushën e kujdesit shëndetësor, përshëndet vajzën e tij përmes derës së mbyllur ndërsa ruan distancën sociale nga familja e tij ndërsa punon në mes të shpërthimit të sëmundjes së koronavirusit COVID-19 në New Rochelle, Nju Jork, SHBA, 11 Prill, 2020.

12
Balerinët e Shtutgartit, Elisa Badenes dhe Friedemann Vogel, marrin pjesë në shfaqjen "Social Distance Stacks" të artistit konceptual Florian Mehnert në shkollën John Cranko në Shtutgart, Gjermani, 26 shkurt 2021.