Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë
Kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, duke folur para mediave në Moskë.
Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në rritje në Rusi.
Murator e ka ndarë këtë çmim, bashkë me gazetaren filipino-amerikane, Maria Ressa.
Në muajt e fundit, një numër i gazetarëve të mirënjohur hulumtues janë përballur me sulme të Qeverisë ruse dhe disa media janë mbyllur.
Disa gazetarë kanë ikur nga vendi.
“Kjo është e mrekullueshme”, ka thënë Aleksei Venediktov, kryeredaktor në radion Ekho Moskvy në një intervistë për Shërbim rus të Radios Evropa e Lirë.
Radioja Ekho Moskvy ka qenë një nga mediumet e para ruse që është shënjestruar nën Ligjin kontrovers “për agjentë të huaj”.
Venediktor ka sugjeruar se ndikimi i çmimit mund të arrijë edhe përtej gazetës Novaya.
“Është një sukeses i madh për të gjithë ne. Është po ashtu i rëndësishëm për lirinë e shprehjes”.
Puna e rrezikshme për gazetën ruse Novaya
1/10
Në korrik të vitit 2000, redaktori i gazetës Novaya, Igor Domnikov vdiq disa muaj pasi u sulmua në hyrje të banesës së tij në Moskë, nga një sulmues i cili disa herë e goditi në kokë me një objekt të rëndë. Domnikov mbuloi çështjet e kulturës dhe arsimit.
Kolegët e tij thanë se vrasësi mund ta ketë ngatërruar me një gazetar tjetër të gazetës Novaya, i cili ishte kërcënuar pasi kishte hetuar korrupsionin në industrinë e naftës. Dy reporterët jetonin në të njëjtën ndërtesë.
Gazeta ruse Novaya, është e njohur për raportet e saj hulumtuese për korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Në një shtet të renditur si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, raportimi i saj ka marrë shumë vlerësime ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë edhe i ka vënë gazetarët e saj në një rrezik të madh. Gjashtë gazetarë dhe kontribues të tjerë janë vrarë që nga viti 2000. Shumë të tjerë janë sulmuar.
2/10
Redaktori i gazetës Novaya, Yuri Shchekochikhin vdiq në vitin 2003, nga një sëmundje misterioze që dyshohej se ishte rezultat i helmimit radioaktiv. Ai kishte hetuar përfshirjen e mundshme të shërbimeve ruse të sigurisë, në një seri bombardimesh në apartamente të ndryshme në Moskë dhe qytete të tjera në vitin 1999.
Gazeta ruse Novaya, është e njohur për raportet e saj hulumtuese për korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Në një shtet të renditur si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, raportimi i saj ka marrë shumë vlerësime ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë edhe i ka vënë gazetarët e saj në një rrezik të madh. Gjashtë gazetarë dhe kontribues të tjerë janë vrarë që nga viti 2000. Shumë të tjerë janë sulmuar.
3/10
Gazetarja hulumtuese e gazetës Novaya, Anna Politkovskaya, u qëllua për vdekje në ashensorin e banesës së saj në qendër të Moskës më 7 tetor, 2006. Ajo ishte një kritike e Presidentit rus Vladimir Putin, raportimi i të cilës ekspozoi korrupsionin e nivelit të lartë në Rusi dhe abuzimet e të drejtave të njeriut në Republikën e Çeçenisë, në rajonin e Kaukazit.
Gazeta ruse Novaya, është e njohur për raportet e saj hulumtuese për korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Në një shtet të renditur si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, raportimi i saj ka marrë shumë vlerësime ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë edhe i ka vënë gazetarët e saj në një rrezik të madh. Gjashtë gazetarë dhe kontribues të tjerë janë vrarë që nga viti 2000. Shumë të tjerë janë sulmuar.
4/10
Gazetarja e gazetës Novaya, Anastasia Baburova (majtas) dhe avokati i saj rus i të drejtave të njeriut Stanislav Markelov, u qëlluan dhe u vranë në janar 2009, kur po largoheshin nga një konferencë shtypi në Moskë. Markelov dhe Baburova, kishin ekspozuar disa nga rastet më të rënda të abuzimeve nga Ushtria Ruse në Çeçeni.
Gazeta ruse Novaya, është e njohur për raportet e saj hulumtuese për korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Në një shtet të renditur si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, raportimi i saj ka marrë shumë vlerësime ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë edhe i ka vënë gazetarët e saj në një rrezik të madh. Gjashtë gazetarë dhe kontribues të tjerë janë vrarë që nga viti 2000. Shumë të tjerë janë sulmuar.
5/10
Gazetarja e shumë çmimeve dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Natalia Estemirova, një kontribuuese e shpeshtë me shkrimet e saj në gazetën Novaya, u rrëmbye në Grozni në korrik të vitit 2009 dhe u gjet e vrarë disa orë më vonë. Në atë kohë, u tha se ajo se ishte duke punuar në disa raste "jashtëzakonisht të ndjeshme" të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Çeçeni.
Gazeta ruse Novaya, është e njohur për raportet e saj hulumtuese për korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Në një shtet të renditur si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, raportimi i saj ka marrë shumë vlerësime ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë edhe i ka vënë gazetarët e saj në një rrezik të madh. Gjashtë gazetarë dhe kontribues të tjerë janë vrarë që nga viti 2000. Shumë të tjerë janë sulmuar.
6/10
Shtëpia dhe makina e korrespondentes Yulia Latynina, u spërkatën me kimikate të panjohura në vitin 2017. Po atë vit, gazeta mori një letër me një pluhur të bardhë të panjohur, mirëpo që më vonë doli se ishte i padëmshëm.
Gazeta ruse Novaya, është e njohur për raportet e saj hulumtuese për korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Në një shtet të renditur si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, raportimi i saj ka marrë shumë vlerësime ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë edhe i ka vënë gazetarët e saj në një rrezik të madh. Gjashtë gazetarë dhe kontribues të tjerë janë vrarë që nga viti 2000. Shumë të tjerë janë sulmuar.
7/10
Në Tetor 2018, persona të panjohur sollën tre kafazë me dele të mbuluara me jelekë, me mbishkrimin PRESS, pranë zyrave të gazetës Novaya në Moskë.
Gazeta ruse Novaya, është e njohur për raportet e saj hulumtuese për korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Në një shtet të renditur si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, raportimi i saj ka marrë shumë vlerësime ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë edhe i ka vënë gazetarët e saj në një rrezik të madh. Gjashtë gazetarë dhe kontribues të tjerë janë vrarë që nga viti 2000. Shumë të tjerë janë sulmuar.
8/10
Koka e një deleje u gjet gjithashtu pranë zyrës, me një shënim që kërcënonte të gjithë gazetarët e gazetës Novaya.
Gazeta ruse Novaya, është e njohur për raportet e saj hulumtuese për korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Në një shtet të renditur si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, raportimi i saj ka marrë shumë vlerësime ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë edhe i ka vënë gazetarët e saj në një rrezik të madh. Gjashtë gazetarë dhe kontribues të tjerë janë vrarë që nga viti 2000. Shumë të tjerë janë sulmuar.
9/10
Në Tetor 2018, persona të panjohur hodhën një kurorë lulesh të funeralëve, para ndërtesës së gazetës me shënime që kërcënonin korrespondentin Denis Korotkov. Një kurorë e ngjashme u dërgua gjithashtu edhe në shtëpinë e gazetarit, me një shënim që e quante atë "tradhtar".
Korotkov sapo kishte botuar një artikull duke cituar një ndihmës të sigurisë së biznesmenit rus të afërt me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, i cili thoshte se Prigozhin ishte përfshirë në disa sulme kundër kundërshtarëve të tij, si dhe në së paku një vrasje.
Persona të panjohur, gjithashtu lanë një shportë me një kokë të prerë të dashit dhe trëndafila të kuq, në zyrën e gazetës ku shkruhej: "Kryeredaktorit të gazetës Novaya, përshëndetje për ju dhe Korotkovit."
Gazeta ruse Novaya, është e njohur për raportet e saj hulumtuese për korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Në një shtet të renditur si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, raportimi i saj ka marrë shumë vlerësime ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë edhe i ka vënë gazetarët e saj në një rrezik të madh. Gjashtë gazetarë dhe kontribues të tjerë janë vrarë që nga viti 2000. Shumë të tjerë janë sulmuar.
10/10
Një roje sigurie, qëndron në hyrje të zyrave të gazetës Novaya në Moskë, më 15 mars 2021. Gazeta tha se një kamerë sigurie, kishte regjistruar një person të panjohur duke spërkatur hyrjen e zyrës me një lëng të panjohur. Një erë e fortë kimike përfshiu ndërtesën dhe ishte e ngjashme me erën gjatë sulmit kundër korrespondentes Yulia Latynina.
Gazeta ruse Novaya, është e njohur për raportet e saj hulumtuese për korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Në një shtet të renditur si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, raportimi i saj ka marrë shumë vlerësime ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë edhe i ka vënë gazetarët e saj në një rrezik të madh. Gjashtë gazetarë dhe kontribues të tjerë janë vrarë që nga viti 2000. Shumë të tjerë janë sulmuar.
Previous slide
Next slide
Muratov është bashkëthemelues i gazetës Novaya dhe ka qenë në pozitën e kryeredaktorit nga viti 1995, përveç një pushimi në periudhën 2017-19.
Gazeta e respektuar është krijuar me paratë që ka fituar ish-presidenti sovjetik Mikhail Gorbachev më 1990, kur ka fituar Çmimi Nobel për Paqe.
Gazeta ka fituar reputacion ndërkombëtar për raportimin e korrupsionit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut, sidomos në Çeçeni, dhe vazhdon të jetë shembull i mbijetimit nga rreziqet me të cilat përballen rusët që sfidojnë narrativat shtetërore.
Gjashtë gazetarë dhe kontribues - Igor Domnikov (2000), Yury Shchekochikhin (2003), Anna Politkovskaya (2006), Anastasia Baburova (2009), Stanislav Markelov (2009), dhe Natalya Estimirova (2009) – janë vrarë në sulmet që gazeta dhe aktivistë për të drejta të njeriut thonë se janë ndëshkim për gazetarinë e tyre.
Muratov ka përmendur kolegët e tij të vrarë kur ka pranuar çmimin, pa harruar edhe presionin aktual ndaj gazetarëve rusë.
“Mendoj se ky çmim u përket Anna Politkovskaya, Yury Shchekochikhin, Igor Domnikov, dhe miqve e kolegëve të mi të vdekur”, ka thënë Muratov në disa komente në kanalin e tij në platformën Telegram.
“Ky çmim u përket atyre njerëzve që tani janë shpallur ‘agjentë të huaj’ apo ‘elementë të padëshiruar’”.
Muratov ka thënë se “ne do ta përdorim këtë çmim për të përfituar gazetaria ruse e cila është duke u përballur me presione… Ne do të tentojmë t’iu ndihmojmë njerëzve që tani janë shpallur ‘agjentë të huaj’, të cilët janë duke u përndjekur dhe dëbuar jashtë vendit”.
Analistja politike, Tatyana Vorozheikina, ka thënë për televizionin Current Time – rrjet në gjuhën ruse që drejtohet nga Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, që po ashtu janë shpallur “agjente të huaja” nga Ministria ruse e Drejtësisë – ka thënë se njoftimi ka ardhur në kohën kur lajmet e mira për gazetarinë ruse janë të pakta.
“Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos tani, sepse presioni i vjetëve të fundit – dhe sidomos vitit të fundit – me të cilin janë përballur mediat, është i pashembullt”, ka thënë Vorozheikina.
“Mendoj se ky çmim do të shërbejë si mbrojtje për gazetën dhe për mediat tjera që janë duke punuar në linjë të njëjtë”, ka thënë ajo.
Analisti politik, Kirill Rogov, ka thënë për Current Time se ndonëse çmimi për gazetarin Muratov përbën një moment të rëndësishëm në përballjen e vazhdueshme në mes të “demokracive liberale dhe regjimeve autoritare”, ai duhet të shihet si “çmim kompromisi”.
“Ky çmim do të quhet 'çmimi që nuk iu dha Navalnyt'’’, ka thënë ai.
“Është kompromis. Në njërën anë, është çmim që u është dhënë atyre që kundërshtojnë diktakturën dhe luftojnë për liri të shprehjes. Në anën tjetër, është çmim që nuk u është dhënë njerëzve që janë në konfliktin më të tensionuar politik në botë. Komiteti i Nobelit e ka theksuar se nuk duan që çmimi t’iu jepet atyre. Dhe jam duke folur për lideren e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya dhe Aleksei Navalny."
Në një koment në rrjetin social, Facebook, analisti, Vladislav Inozemtsev nuk është pajtuar, duke thënë se çmimi “ka vënë në pah rëndësinë e një shtypi të lirë në shoqërinë moderne”.
“Më e rëndësishmja, duke mos e ndarë çmimin për figurat politike opozitare, Komiteti nuk e ka përsëritur gabimin që ka bërë me Mianmarin dhe Etiopinë, ku laureatët e çmimit më vonë janë përfshirë në luftë dhe dhunë etnike”, ka shkruar ai.
Zëdhënësja e gazetës Novaya, Nadezhda Prusenkova, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se është “ironi e hidhur” që njoftimi për çmimin ka ardhur një ditë pas përvjetorit të 15-të të vrasjes së gazetares Anna Politikovskaya në banesën e saj në Moskë.
“Besoj se ky çmim tregon edhe një herë se në shtetin tonë, e mira është larg profesionit tonë”, ka thënë Prusenkova.
“Natyrisht, është e rëndësishme dhe e mrekullueshme që përpjekjet tona janë vërejtur. Mirëpo shpresoj që ky çmim të tërheqë vëmendje botërore dhe të ndikojë në ndryshim të situatës, ashtu që ata që kanë urdhëruar vrasjen e Anna Politkovskaya të identifikohen, dhe Qeveria të mos pengojë hetimet në çështjet ku janë të përfshirë burokratë shtetërorë”.
“Shpresoj se ky çmim mund të bëhet argument i fortë në të mirë të së vërtetës”, ka shtuar ajo.
“Fundja, kjo është ajo për të cilën jemi duke punuar”.